Turqia vijon të jetë në një gjendje emergjence shtetërore, që pas grushtit të dështuar të shtetit, gjatë vitit 2016.
Gjithsesi, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se pas zgjedhjeve të 24 Qershorit, do të shikohet mundësia për të hequr gjendjen e emergjencës.
Këto deklarata, Erdogan i bëri gjatë një interviste për CNN-in turk, ku tha se çështja e heqjes së gjendjes së emergjencës do të diskutohet pas zgjedhjeve të menjëhershme presidenciale dhe parlamentare në fund të këtij muaji.
“Ekziston mundësia që t’i japim fund gjendjes së emergjencës shtetërore, pas zgjedhjeve të 24 Qershorit. Menjëherë pas dekretimit të tyre, do të mblidhemi për të diskutuar seriozisht këtë çështje”, deklaroi Erdogan.
Turqia i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme më 24 Qershor, ku pritet të zgjidhet presidenti dhe parlamenti i ri. Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga presidenti Erdogan, që pasi aprovoi vitin e kaluar me një referendum, kalimin e një ekzekutivi me sistem presidencial, kërkon një fuqi të plotë vendimmarrëse tani./tch/
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...