Erdogan: Pas operacionit në Idlib, radhën e kanë kurdët

00:34 | 25 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Operacioni i ushtrisë turke në provincën veri-perëndimore siriane të Idlibit, i nisur zyrtarisht në 8 tetor, është “plotësuar në pjesën më të madhe” dhe “tani e ka radhën Afrin”, një zonë në kufi që njihet si enklavë kurde.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke konfirmuar qëllimin e Ankarasë për të ndërhyrë ushtarakisht kundër militantëve të Pyd-së pas hyrjes në provincën e Idlibit pranë zonave të demilitarizimit, të konkorduara me Rusinë dhe Iranin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme