Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka paralajmëruar sot mbajtjen e një samit të ri javën e ardhshme në Stamboll me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, me pjesëmarrjen e mundshme të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve pas kthimit të tij nga Brukseli, presidenti turk la të kuptohet për një fazë të re në marrëdhëniet me BE-në, duke thënë: “Ne kemi ndërmarrë shumë hapa dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë”.
“Turqia ka paguar një çmim të madh për armëpushimin dhe mbrojtjen e civilëve në Idlib, Siri. Tani BE-ja duhet të bëjë pjesën e vet”, tha Erdoğan.
Ai iu referua martirizmit të fundit të 34 ushtarëve turq si pasojë e sulmit të regjimit të Asadit në Idlib.
Shkeljet në zonën e de-eskalimit bëri që Ankaraja të rishikojë angazhimet e saj me Evropën, e cila nuk i ndalon më azilkërkuesit të kalojnë nëpër kufijtë e saj.
Greqia, ndërkohë, duke refuzuar azilkërkuesit, ka përdorur praktika çnjerëzore siç është hapja e zjarrit dhe derdhja e ujit të nxehtë mbi migrantët.
Erdoğan, këto veprime të policisë greke në kufij i quajti “vrasëse”, duke thënë se Turqia nuk do të heshtë.
Lidhur me përpjekjet e vendit kundër koronavirusit, presidenti turk tha: “Fakti që është zbuluar në 114 vende por jo në Turqi është dëshmi se ne kemi marrë masat e duhura”.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend