Google ADS

Erdogan: Operacioni ushtarak në Siri do të zgjerohet

21:07 | 26 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se operacioni ushtarak për të spastrim të madh në Siri do të zgjerohet.

Ai ka theksuar se forcat turke do të “fshijnë nga faqja e dheut” luftëtarët kurdë që ndodhen në kufirin sirian, ndërsa ka shtuar se operacioni do të mund të merrte rrugë edhe drejt kufirit me Irakun, veprim që do të rrezikonte një konfrontim të mundshëm me SHBA-të, transmeton portali arbresh.info

Ofensiva turke në Afrin, veriperëndim të Sirisë kundër milicisë kurde të YPG-së ka hapur një front të ri në luftën civile shumëvjeçare siriane, por gjithashtu ka tensionuar lidhjet edhe me aleatin e NATO-s që është Uashingtoni.

Turqia e konsideron YPG-në grup terrorist, por milicia ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-të për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Që nga fillimi i ofensives, i njohur si “Dega e Ullirit”, Erdogan ka vënë në theks se forcat turke do të shkojnë drejt qytetit Manbij.

Tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë tensionuar që kur SHBA-të kanë vendosur që të furnizojnë me armë, trajnim dhe mbështetje ajrore kurdët në luftën kundër ISIS-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme