“Turqia ka bërë të gjitha përgatitjet për të realizuar planet e saj për operacion në Idlib”, shtoi Erdoğan
Nisja e një operacioni ndërkufitar në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, është thjesht “çështje kohe”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
“Sikurse me të gjitha operacionet (e mëparshme), ne themi se ‘mund të vijmë papritur një natë’. Me fjalë të tjera, një operacion në Idlib është çështje kohe”, tha Erdoğan në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në kryeqytetin Ankara, duke iu referuar tri operacioneve turke në veri të Sirisë që nga viti 2016.
Takimet me zyrtarët rusë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Idlib nuk kanë arritur të japin rezultate, theksoi presidenti turk.
“Megjithëse takimet do të vazhdojnë, është fakt që ne kemi qenë shumë larg nga ato që duam”, deklaroi ai.
“Turqia ka bërë të gjitha përgatitjet për të realizuar planet e saj për operacion në Idlib”, shtoi Erdoğan.
Ai tha se Turqia është e vendosur ta shndërrojë Idlib në një vend të sigurt me çdo kusht, për Turqinë dhe popullin e rajonit.
Për disa vite, Turqia ka theksuar sigurinë e sirianëve përgjatë kufirit të saj jugor, si nga terroristët që kërkojnë të formojnë një “korridor terrori” në veri të vendit, ashtu edhe nga sulmet nga regjimi i Bashar al-Asadit, forcat ruse dhe forcat e mbështetura nga Irani.
Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlib në një zonë deeskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.
Megjithatë, më shumë se 1.800 civilë janë vrarë në sulmet nga regjimi sirian dhe forcat ruse që nga ajo kohë, duke shkelur armëpushimin e vitit 2018 dhe atë të fundit që filloi më 12 janar.
Agresioni i regjimit të Asadit ka shkaktuar që rreth një milion civilë të zhvendosen pranë kufirit me Turqinë, e cila tashmë strehon më shumë se 3,7 milion refugjatë, më shumë se çdo vend në botë.
Që nga viti 2016, Turqia ka kryer tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin paqësor të vendasve: operacionet Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (Tetor 2019).
– “Përpjekja për grusht shteti, një hakmarrje ndaj luftës kundër FETO-s”
Erdoğan, ka deklaruar se përpjekja e vitit 2016 për grusht shtet ishte një hakmarrje ndaj luftës së vendosur së partisë në pushtet kundër organizatës terroriste FETO.
“A nuk ishte lufta jonë e vendosur kundër tyre, që provokoi FETO-n të niste përpjekjen e grusht shtetit të 15 korrikut duke lulëzuar mbulesën e saj 40-vjeçare. Ne kemi ndërmarrë veprime kundër tyre, natyrisht, duke ndaluar veprimet e tyre kudo dhe në çdo kohë”, tha presidenti Erdoğan para ligjvënësve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).
Duke iu referuar liderit të partisë opozitare, asaj Popullore Republikane (CHP), i cili pretendoi se përpjekja për grusht shtet ishte orkestruar nga qeveria, Erdoğan tha se, “Vetëm një person ishte nën mbrojtje speciale të FETO-s natën e përpjekjes së grusht shtetit të 15 korrikut dhe emri i tij është Kemal Kılıçdaroğlu”.
“Ata pretendojnë se ishte një grusht shtet i kontrolluar. Po, ai ishte i kontrolluar nga ju, por ju keni dështuar”, shtoi Erdoğan.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.
Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA
Lexo edhe:
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend