Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se objektivi i tyre themelor është që Deti i Zi të vazhdojë të jetë një det i paqes, qetësisë dhe bashkëpunimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan zhvilloi një takim në rezidencën Huber në Stamboll me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas një takimi për rreth 3 orë Erdoğan dhe Zelensky kaluan në takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë.
Pas takimit u mbajt ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe.
Në konferencën e përbashkët për media me Zelensky-n, presidenti Erdoğan njoftoi se kanë zhvilluar takimin e nëntë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë e cila është bazë e partneritetit strategjik Turqi-Ukrainë. Ai tha se ashtu sikurse është theksuar edhe në deklaratën e përbashkët të publikuar me rastin e takimit të Këshillit, partneriteti strategjik është forcuar edhe më shumë.
“Si Turqi kemi mbrojtur në mënyrë të fuqishme integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Riafirmuan edhe njëherë vendimin tonë parimor në drejtimin për të mos njohur aneksimin e Krimesë. Kemi theksuar se mbështesim Plaftormën e Krimesë, iniciativën e Ukrainës që synon të sjellë së bashku komunitetin ndërkombëtar në çështjen e Krimesë. Urojmë që kjo iniciativë të shërbejë për rezultate pozitive për të gjithë popujt e Krimesë, përfshirë tatarët e Krimesë si dhe për të gjithë Krimenë dhe Ukrainën”, theksoi Erdoğan.
Ai më tej nënvizoi se “Për ne është një përgjegjësi historike dhe njerëzore të përmirësojmë standardet e jetesës së vëllezërve tanë tatarë të Krimesë që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Shpreh një kënaqësi të madhe që shikoj se jemi në të njëjtin mendim me Ukrainën për këtë çështje. Kemi projekte për ndërtimin e xhamive dhe banesave për bashkatdhetarët tanë tatarë të Krimesë. Lidhur me projektin për banesat pak më parë kemi hedhur një hap konkret. Shpresojmë që së shpejti në të ardhmen të arrijmë përparim edhe në projektin për xhamitë”.
Erdoğan potencoi se në bisedime kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha aspektet.
“Objektivi ynë themelor është që Deti i Zi të vazhdojë të jetë një det i paqes, qetësisë dhe bashkëpunimit. Pavarësisht çdo gjëje në gjeografinë tonë të përbashkët nuk dëshirojmë rritjen e tensionit. Në këtë drejtim me mikun tim të çmuar kemi shkëmbyer pikëpamjet lidhur me situatën aktuale në lindje të Ukrainës. Kriza aktuale besojmë se duhet të zgjidhet me mënyrë paqësore, diplomatike të bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin territorial të Ukrainës”, tha presidenti Erdoğan duke shtuar:
“Përshkallëzimi shqetësues që kemi vërejtur kohët e fundit në terren, urojmë që të përfundojë sa më parë. Po ashtu urojmë vazhdimin e armëpushimit dhe që mosmarrëveshja të gjejë zgjidhje nëpërmjet dialogut në bazë të marrëveshjes së Minskut. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj mbështetjeje të nevojshme për këtë çështje”.
Ai tha se Misioni special vëzhgues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) vazhdon dhe duhet të vazhdojë detyrën që ka marrë përsipër për vazhdimin e armëpushimit dhe ndërtimin e stabilitetit në kushte të vështira në rajonin Donbas.
“Ne i kushtojmë rëndësi që misioni të përmbushë detyrën e tij pa iu nënshtruar ndonjë kufizimi. Sigurimi i kushteve të nevojshme dhe sigurimi i sigurisë së jetës së vëzhguesve është thelbësore për zgjidhjen paqësore të çështjes. Në këtë çështje të gjithë duhet të përmbushin përgjegjësinë që i takon. Ne edhe pas kësaj do të vazhdojmë të mbështesim punën që kemi siguruar deri më tani për këtë mision të madh të OSBE-së i cili është administruar nga ambasadorë turq që nga themelimi i saj”, tha Erdoğan.
“Me certifikatën e turizmit të sigurt kemi formuar një sistem që do të sigurojë pritjen e mysafirëve tanë sa më larg nga rreziqet”
Në fjalën e tij presidenti Erdoğan tha se industria e mbrojtjes në marrëdhëniet me Ukrainën përbën një dimension tjetër të rëndësishëm.
“Duke marrë në konsideratë lidhjen me njëra-tjetrën të çështjeve politike dhe të mbrojtjes, ne me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm dhe të mbrojtjes kemi filluar këshillimet në një plaftormë të re në formatin dy plus një. Në këtë mënyrë përmirësojmë koordinimin mes dy vendeve tona. Bashkëpunimi ynë në asnjë mënyrë nuk është një iniciativë kundër vendeve të treta. Ndikimi në minimum i vëllimit tonë tregtar nga pandemia tregon se themelet me bazë të fortë mbi të cilën qëndron tregtia jonë dypalëshe plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë reciproke. Duke nënshkruar në kohën më të shpejtë edhe marrëveshjen e tregtisë së lirë për të cilën vazhdojmë negociatat, ne besojmë se do të arrijmë në mënyrë të shpejtë objektivin tonë për vëllimin tregtar prej 10 miliardë dollarë”, tha Erdoğan.
“Sot me mikun tim të çmuar diskutuam edhe për turizmin i cili është elementi më i rëndësishëm i marrëdhënieve tona njerëzore. Shtetasit turq dhe ato ukrainas mund të udhëtojë ndërmjet vendeve pa pasaportë vetëm me kartë identiteti. Gjithashtu me certifikatën e turizmit të sigurt kemi formuar një sistem që do të sigurojë pritjen e mysafirëve tanë sa më larg nga rreziqet. Me masat që kemi zhvilluar me përvojat nga viti i kaluar dhe falë fushatës tonë për vaksinim masiv edhe këtë vit do të presim miqtë tanë ukrainas në një mjedis të sigurt”, tha ai.
Në fund të fjalimit Erdoğan falënderoi për vizitën presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe delegacionin bashkë me të.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...