Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me të ashtuquajturin plani i paqes, të prezantuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, tha se plani Trumpit është legjitimim i pushtimit Izraelit, raporton AA.
“Kudsi është vendi i shenjtë i myslimanëve. Plani i cili ia jep Kudsin Izraelit nuk është i pranueshëm asnjëherë. Plani i prezantuar nuk do t’u shërbejë paqes dhe zgjidhjes. Ky është një plan për t’i injoruar të drejtat e palestinezëve dhe legjitimimin e pushtimit izraelit”, tha Erdogan për gazetarët në avion gjatë kthimit të tij nga vizita në Senegal.
Ndërsa për pyetjen lidhur me përjetimet në Siri për vazhdimin e presioneve kundër Iranit përveç qëndrimit të Rusisë dhe nëse ndikon kjo situatë në procesin Asatana, presidenti Erdogan u përgjigj se “Aktualisht nuk ka mbetur asgjë e tillë si procesi Astana. Për momentin, procesi Astana është në heshtje. Duhet të shikohet se çfarë mund të bëhet për rimëkëmbjen e procesit Astana dhe se çfarë mund të bëjnë së bashku Turqia, Rusia dhe Iranit me rimëkëmbjen e saj”.
Erdogan vuri në dukje se Amerika në këtë proces nuk ka marrë pjesë në nivel të lartë, por në nivel të ulët, në nivel ambasadori ose përfaqësuesi special.
“Këtu jemi kryesisht tri vende, Rusia, Irani, Turqia. Këtu duhet të shikojmë se çfarë shfaqet nga procesi Astana duke e rigjallëruar atë. Sigurisht, Gjeneva është vendi ku ajo duhet të shkojë. Por sikur ka një politikë për harresë në çështjen e Gjenevës. Duhet ta vendosim në veprim këtë dhe duhet të flitet për një situatë për ta kthyer këtë në një proces politik dhe të merret një rezultat”, shtoi Erdogan.
Ndërsa lidhur me pyetjen se a mund të ndërmerren hapa të mëdhenj për të kufizuar apo penguar në disa pika udhëtimin e njerëzve në Turqi lidhur me koronavirusin e shfaqur në Kinë, Erdogan tha: “Ministria jonë e Shëndetësisë ka deklaruar se tek ne nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të tillë. Por në Kinë ndodhen vetëm 25 turq dhe 10 qytetarë nga Azerbajxhani. Ata kanë shprehur dëshirën të kthehen në Turqi. Ndërkohë që me marrjen e masave, duke përfshirë edhe vëllezërit tanë azerë, do t‘i sjellim në Turqi këta persona duke i vendosur në karantinë. Aktualisht, brenda Turqisë nuk ka ndonjë problem, por ne jemi duke marrë çdo masë të nevojshme lidhur me situatën atje”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...