Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se myslimani nuk mund të jetë terrorist dhe se Islami nuk prodhon terroristë, duke refuzuar edhe një herë termin “terrorizmi islamik”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk mund t’i vendosni në një vend terrorizmin dhe Islamin. S’mund ta njollosni Islamin vetëm pse në mesin e myslimanëve shfaqet një terrorist”, tha Erdoğan.
Komentet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë ceremonisë së inaugurimit të Xhamisë Qendrore të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai morri pjesë bashkë me zonjën e parë Emine Erdoğan dhe disa zyrtarë të lartë turq.
Presidenti Erdoğan tha se beson që kjo faltore do të jetë përgjigja më e mirë ndaj anti-islamizmit. Ai gjithashtu tha se në vendet që kanë qenë djep i demokracisë për shumë vite, racizmi, diskriminimi dhe islamofobia po përhapen si dredhkë helmuese.
“Gratë myslimane po abuzohen vetëm për shkak se bartin shami”, tha Erdoğan, duke iu referuar sulmeve islamofobike të kohëve të fundit.
Ai shtoi se të krishterët dhe hebrenjtë gjithashtu ishin cak i sulmeve të tilla.
Erdoğan theksoi se pavarësisht identitetit, të gjithë terroristët janë “vampirë të etur për gjak”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...