Finlanda dhe Suedia, të cilat vendosën të aplikojnë për anëtarësim në NATO, i kanë dorëzuar letrat e tyre zyrtare të aplikimit Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg sot.
Por një deklarate e re erdhi sërish nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i cili më herë është shprehur se nuk do të votojë ‘Pro’ ndaj këtyre dy vendeve skandive duke i cilësuar ato si ‘bujtina për terroristët’.
Erdogan gjatë fjalimit të tij në parlamentin turk, duke iu referuar edhe Greqisë, u shpreh:
“NATO po bën përpjekje të ndryshme për të forcuar kufijtë e saj lindorë. Lëvizja e vazhdueshme e burimeve të Aleancës në rajon pas fillimit të luftës në Ukrainë, krijon ndjenja të përziera tek ne, pasi nuk e kemi hasur kurrë – si anëtarë të NATO-s – këtë imazh gjatë viteve që kemi luftuar terrorizmin. Ne presim që aleatët tanë të kuptojnë, respektojnë dhe mbështesin ndjeshmërinë tonë. Ne kemi një ndjeshmëri për të mbrojtur kufijtë tanë nga terrorizmi. Asnjë nga aleatët tanë nuk tregoi respekt për këtë ndjeshmëri, siç e prisnim”, tha fillimisht Erdogan.
“Përderisa refugjatët nuk u kthyen drejt Perëndimit, ne nuk pamë aleatët të ndajnë problemet tona. Këta janë aleatët tanë në NATO. Është e qartë se aleatët tanë nuk e ndajnë këtë ndjeshmëri, megjithëse tregojnë tolerancë të pakufizuar në disa vende që veprojnë ilegalisht në kuadër të NATO-s dhe BE-së. Kjo nuk do të thotë se ne do t’i themi jo çdo propozimi që na bëhet. Të mbështesësh organizatën terroriste PKK/YPG dhe të kërkosh nga ne mbështetje për anëtarësimin e tyre në NATO është të paktën jo konsistente,” vazhdoi presidenti turk.
“Ne kërkuam 30 terroristë nga Suedia, ata thanë ‘JO’. Nuk mund të themi “po” dhe ta bëjnë këtë organizatë sigurie të privuar nga siguria. Ky gabim është bërë një herë me Greqinë. Greqia dhe Franca ishin larguar nga NATO, për fat të keq ne i thamë “po” anëtarësimit përsëri më vonë. Një musliman nuk lejohet të bjerë përsëri në kurth. Ata (përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës) dëshirojnë të vijnë të hënën për të biseduar. Mos u lodhni, nuk ka arsye. Terroristët janë ende duke ecur në Suedi. Ne nuk duam tokat e askujt. Qëllimi ynë i vetëm është të heqim nga rrënjët veprimet që synojnë destabilizimin e vendit tonë”, përfundoi Erdogan.
Dy vendet nordike akuzohen nga Ankaraja për pritjen e anëtarëve të PKK-së, Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën Turqia e konsideron një organizatë terroriste.
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...