Presidenti turk u shpreh se është “jokonsistente” që Suedia dhe Finlanda të kërkojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake kur ofrojnë mbështetje për terroristët e PKK/YPG-së.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se si një anëtare e NATO-s, vendi i tij nuk do të pajtohet me asnjë zgjerim që mund ta bëjë aleancën ushtarake më pak të sigurt, as të dëmtojë sigurinë e saj.
Këto komente presidenti Erdoğan i bëri duke paraqitur shqetësimet e saj lidhur me synimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, në kohën kur po vazhdon lufta në Ukrainë.
“Ne presim që aleatët tanë të kuptojnë ndjeshmëritë tona (për përpjekjet kundër terrorizmit), të tregojnë respekt dhe të ofrojnë mbështetje nëse është e mundur”, tha presidenti Erdoğan në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
“Ne jemi një nga vendet kryesore që mbështesim në mënyrë aktive aktivitetet e aleancës (NATO), por kjo nuk do të thotë se do të pajtohemi me çdo propozim pa diskutim”, tha ai, duke shtuar se zgjerimi i NATO-s mund të funksionojë nëse respektohen ndjeshmëritë e Turqisë.
Erdoğan theksoi nevojën e Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj nga grupet terroriste.
Ai u shpreh se është “jokonsistente” që Suedia dhe Finlanda të kërkojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake kur ofrojnë mbështetje për terroristët e PKK/YPG-së.
“Suedia refuzoi të ekstradojë terroristët në Turqi, por guxon të kërkojë anëtarësimin në NATO”, tha ai.
Turqia, një anëtare e NATO-s për 70 vjet, ka shprehur kundërshtime ndaj synimeve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, duke kritikuar dy vendet nordike për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste, si YPG/PKK.
Në mënyrë që një anëtar i ri të anëtarësohet në NATO, të gjithë anëtarët e aleancës duhet të bien dakord unanimisht, duke përfshirë Turqinë.
Gjatë pesë viteve të fundit, Suedia dhe Finlanda, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Turqisë për ekstradimin e gjithsej 33 terroristëve, duke përfshirë anëtarë të organizatave terroriste PKK dhe FETO.
Të premten e kaluar, presidenti Erdoğan tha se disa vende skandinave veprojnë në mënyrë efektive si “bujtina” për grupet terroriste.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve. YPG është dega siriane e PKK-së.
FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016 në Turqi, në të cilin 251 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën.
Qeveria turke akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor. /AA/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...