Google ADS

Erdogan: Nuk jemi duke u përgatitur për luftë, blerja S-400 është domosdoshmëri

14:35 | 15 Korrik 2019
Arbresh Info

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në lidhje me dorëzimin mbrojtjes ajrore ruse S-400, tha se, “Duke e marrë sistemin S-400, nuk po bëhemi gati për luftë, por, po përpiqemi që përmes saj ta garantojmë sigurinë e paqes në vendin tonë’’, transmeton arbresh.info.

Erdogan këtë deklaratë e dha në një takim me redaktorët e gazetave dhe televizioneve të ndryshëm në Turqi.

Ai në këtë takim tha se, “Furnizimi i Turqisë me sistemin e mbrojtjes  S-400, bëhet vetëm me qëllim të ruajtjes së paqes brenda territorit dhe rajonit  të saj”, tha Erdogan, transmeton arbresh.info.

Erdogan, duke e cilësuar marrëveshjen e S-400, si një prej marrëveshjeve më të mëdha të historisë së Turqisë, tha se ky hap nuk është thjeshtë një dëshirë, por domosdoshmëri.

” Ky hap nuk është thjeshtë dëshirë e imja por është domosdoshmëri. Shpresojmë se një pjesë të caktuar të këtij sistemi do e marrim  deri në fund të këtij viti, ndërsa  në fund të prillit 2020, kjo punë  do të përfundojë plotësisht,” tha Erdogan /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme