Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në lidhje me dorëzimin mbrojtjes ajrore ruse S-400, tha se, “Duke e marrë sistemin S-400, nuk po bëhemi gati për luftë, por, po përpiqemi që përmes saj ta garantojmë sigurinë e paqes në vendin tonë’’, transmeton arbresh.info.
Erdogan këtë deklaratë e dha në një takim me redaktorët e gazetave dhe televizioneve të ndryshëm në Turqi.
Ai në këtë takim tha se, “Furnizimi i Turqisë me sistemin e mbrojtjes S-400, bëhet vetëm me qëllim të ruajtjes së paqes brenda territorit dhe rajonit të saj”, tha Erdogan, transmeton arbresh.info.
Erdogan, duke e cilësuar marrëveshjen e S-400, si një prej marrëveshjeve më të mëdha të historisë së Turqisë, tha se ky hap nuk është thjeshtë një dëshirë, por domosdoshmëri.
” Ky hap nuk është thjeshtë dëshirë e imja por është domosdoshmëri. Shpresojmë se një pjesë të caktuar të këtij sistemi do e marrim deri në fund të këtij viti, ndërsa në fund të prillit 2020, kjo punë do të përfundojë plotësisht,” tha Erdogan /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...