Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK) në Turqi sot zyrtarisht propozoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan për një mandat të dytë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Binali Yıldırım shpalli Erdoğan-in si zgjedhje të partisë, gjithashtu kryetar i AK partisë, në një mbledhje të grupit parlamentar.
“Kandidati ynë është njeriu i kombit tonë. Me aleancën, ne e shpallim Recep Tayyip Erdoğan-in si kandidat për president”, tha Yıldırım, duke iu referuar Aleancës Popullore që AK Partia e formoi me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), e cila gjithashtu ka miratuar Erdoğan-in.
AK Partia dhe MHP janë aleate në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit.
Erdoğan ka ushtruar postin e presidentit që nga viti 2014. Para kësaj, ai ishte kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014.
Nëse fiton zgjedhjet e qershorit, Erdoğan do të jetë udhëheqësi i parë i Turqisë nën sistemin presidencial, duke larguar ndër të tjera postin e kryeministrit.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...