Erdogan njofton për një operacion të ri ushtarak

16:56 | 6 Maj 2018
A. B.

Turqia do të kryejë një operacion të ri ushtarak përgjatë kufirit, pas dy ofensiave brenda Sirisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne nuk do të heqim dorë në luftimin e organizatave terroriste. Ne do të nisim një operacion të ri, pas operacionit Mburoja e Eufrati dhe Dega e Ullirit. Ushtarët tanë janë gati për misione të reja”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar dy operacioneve të mëparshme turke në Siri, gazeta express

Këto komente Erdogan i bëri sot në Stamboll, ku shpalosi manifestin e tij zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme