Erdogan nga Beogradi: Nuk e njohim ambasadorin e SHBA-ve në Turqi

00:21 | 11 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk e njeh autoritetin e ambasadorit aktual të SHBA-ve, John Bass, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të pezullojnë shërbimet e vizave për qytetarët e Turqisë.

“Në fakt, ky ambassador po i bën vizitat e tij lajmtumirëse”, vuri në dukje Erdogan, transmeton portali arbresh.info

“Dhe tani, qoftë kjo ministra e kabinetit tonë, kreu i parlamentit dhe unë personalisht nuk do të pranojë vizitën e tij lamtumirëse, sepse ne nuk e shohim atë si pëfaqësues të SHBA-ve në Turqi”.

Bass, i cili u betua si ambasador në Turqi në shtator 2014, ka marrë konfirmimin nga Senati i SHBA-ve për postin e tij të ardhshëm si ambasador në Afganistan.

Duke folur në një konferencë shtypi në Beograd, Erdogan vazhdoi të spekulojë nëse Bass mori vendimin për të pezulluar shërbimet e vizave pa miratimin paraprak të Departamentit të Shtetit ose Shtëpisë së Bardhë.

“Nëse ai e morri këtë vendim kokë në vete, atëherë autoritetet më të larta amerikane nuk duhet të mbështesin pozicionin e tij asnjë minutë më shumë”, tha Erdogan.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm, pasi autoritetet turke arrestuan një punonjës të konsullatës amerikanë në Stamboll, me akuzat e i dyshuari ka lidhje me kleriun mysliman me bazë në SHBA, Fetullah Gulen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme