Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar Azerbajxhanin ditën e sotme. Sozcu shkruan se gjatë vizitës në Azerbajxhan, Erdogan përgëzoi vendin për çlirimin e rajonit të Nagorno-Karabakut, si dhe theksoi se tani paqja do të mbizotërojë në vend.
Presidenti në Azervbajxhan gjithashtu hodhi një hipotezë për krijimin e një aleance mes 6 vendeve. Te këto vende përfshihen Rusia, Turqia, Azerbajxhani, Irani, Gjeorgjia dhe Armenia, që sipas Erdogan, ky bashkim do të zhdukte armiqësitë në botë dhe do të rriste benefitet për këto vende. Ai shtoi se përsa kohë që Armenia zgjidh problemet me Azerbajxhanin, kjo platformë është mundësia më e mirë për këto vende.
“Ne bëmë ofertën tonë së bashku me vëllain tonë. Cila ishte oferta jonë, le të krijojmë një platformë për 6 vende. Le të krijojmë një platformë ku nw tw tw jenw Rusia, Turqia, Azerbajxhani, Irani, Gjeorgjia dhe Armenia. Me këtë platformë, do të ketë paqe në rajon dhe armiqësitë do të zhduken. Ky rajon ka nevojë për paqe. Gjeorgjia kishte disa pyetje unike. Sidoqoftë, ne biseduam për këtë me Kryeministrin gjatë vizitës së tij të fundit. Teksa Armenia zgjidh problemet e saj me Azerbajxhanin, ne si Turqi, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm. Përfitimet e hapjes së kufirit turk me Armeninë janë të panumërta. Wshtw në dorën tonë ta bëjmë këtë fitore një fitore për të gjithë. Ne duhet të përfitojmë nga mundësitë që na dalin përpara, në mënyrë që askush të mos godasë përsëri Kaukazin me zinxhirin e robërisë. Në samitin e NATO-s, ne folëm për këto dhe i vlerësuam ato. Fatmirësisht, ne u kthyem këtu me bisedime pozitive, por problemet e botës nuk përfundojnë. Ne kemi shumë probleme të tjera për tw zgjidhur në botë, por nëse qëndrojmë të vendosur, bashkohemi dhe jemi bashkë, ne do t’i zgjidhim ato me lejen e Allahut,” tha Erdogan.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...