Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërcënon ta përdorë forcën kundër forcave siriane nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit në një armëpushim të rënë dakord më parë në veri të Sirisë.
“Nëse regjimi nuk tërhiqet në zonën prapa postave të vëzhgimit, Turqia do të detyrohet të marrë çështjet në duar të veta”, paralajmëroi Erdogan ndërsa u drejtohej anëtarëve të partisë së tij pas një përplasjeje midis forcave turke dhe siriane në Siri të hënën, ku pati viktima midis dy palëve, raporton AP-ja.
Ai theksoi se aktualisht dy poste vëzhguese turke janë pas vijës së forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assadit.
Erdogani tha se ai i përcolli Putinit gjatë një bisede telefonike dje se “regjimi (Assad) duhet të tërhiqet pas (vijave të përcaktuara) nga memorandumi nga Soçi, prapa pozicioneve tona të vëzhgimit”.
Erdogani theksoi gjithashtu se Ankaraja i jep një rëndësi të veçantë miqësisë dhe bashkëpunimit me Moskën.
“Pritja jonë e vetme nga Rusia është të kuptojmë më mirë ndjeshmërinë e çështjes sonë, në Siri. Unë i ndava me Putinin pritjet tona për Sirinë dhe Libinë (gjatë një bisede telefonike dje)”, tha Erdogani.
Që nga dhjetori, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad kanë përparuar në provincën veriperëndimore të Idlibit, fortesa e fundit e rebelëve. Turqia, e cila mbështet disa nga rebelët, ka dhjetëra poste vëzhgimi për ushtrinë e saj në Idlib, e cila kufizohet me Turqinë, transmeton KosovaPressi.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë emergjente të enjten në lidhje me situatën në veriperëndim të Sirisë, me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.
Idlibi është rajoni i vetëm sirian ku ende zhvillohen luftime. Në vitin 2017, në këtë provincë u hap një zonë ku mbetën forcat kryengritëse dhe pjesë të grupeve terroriste që refuzuan të dorëzoheshin.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...