Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij ka përfunduar marrëveshjet lidhur me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 dhe nuk ka “kthim prapa”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një intervistë televizive, presidenti Erdoğan tha se Ankara dhe Moska kanë përfunduar marrëveshjen për blerjen e Turqisë të sistemit S-400.
“Ne përfunduam çështjen e sistemit S-400 dhe nuk kthehemi pas. Ne nënshkruam marrëveshjen me rusët dhe do të fillojmë prodhimin së bashku. Më vonë, ndoshta do të punojmë me sistemin S-500”, tha presidenti Erdoğan.
Zyrtarët amerikanë kanë propozuar që Turqia të blej raketa Patriot të SHBA-ve në vend të sistemit rus, duke argumentuar se sistemi S-400 nuk përputhet me sistemet e NATO-s, por zyrtarët turq kanë deklaruar se blerja nga Rusia është vendosur, edhe nëse Turqia do të blente raketa Patriot.
Më tej, presidenti turk iu referua çështjes siriane, duke theksuar se ashtu siç eliminuan korridorin terrorist në Siri, do të sulmojnë përsëri nëse ka zhvillime të reja atje.
Erdoğan tha se nga afër po ndjekin tërheqjen e SHBA-ve nga Siria, por se ende nuk janë ndërmarrë hapa mbi këtë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha Erdoğan, ka qëndrim të vendosur mbi zonën e sigurt në Siri. “Por, ekziston diçka që ne mund ta quajmë shtet të thellë të SHBA-ve. Ata mund të bllokojnë procesin”, shtoi ai.
Sipas presidentit Erdoğan, zona e sigurt në Siri patjetër të kontrollohet nga Turqia dhe asnjë vend tjetër nuk do të lejohet.
“SHBA mund t’i largoj armët jashtë Sirisë nëse ashtu planifikon, nëse jo atëherë le t’ia japin Turqisë, jo terroristëve”, tha ai.
Erdoğan po ashtu tha se në vitin 2019 vendi i tij ka kryer 3.306 operacione kundër organizatës terroriste FETO.
Ai bëri të ditur se nga këto operacione të kryera në vitin 2019, gjithsej 7.416 janë ndaluar dhe 1.385 të tjerë janë arrestuar.
Presidenti turk më tej theksoi se po ashtu është realizuar goditje e rëndë ndaj PKK-së terroriste brenda dhe jashtë vendit, si kurrë më parë.
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë