Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në mes të këtij viti zyrtarët e vendit të tij do të rivlerësojnë situatën e punëtorëve në dritën e inflacionit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Këtë korrik, duke parë normën e inflacionit dhe kushtet, ne do të rivlerësojmë situatën e punëtorëve tanë”, tha presidenti Erdoğan para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).
Komentet vijnë vetëm disa javë pasi Erdoğan njoftoi një rritje të pagës minimale nga 1 janari për 50,4 për qind duke arritur në 4.250 lira turke (307 dollarë), një lëvizje e vlerësuar nga shumë njerëz si një shërim kundër inflacionit të lartë të kohëve të fundit.
Pagat e shërbimit civil po ashtu u rritën me 30,5 për qind dhe pensioni më i ulët u rrit me rreth 66 për qind nga 1.500 në 2.500 lira turke (180 dollarë).
Erdoğan tha se rritja aktuale në normën inflacionit të vendit, ngjashëm si rritja e kursit të këmbimit valutor, “nuk përputhet me realitetin e vendit apo të ekonomisë sonë”.
“Shpresojmë se ne do ta eliminojmë këtë zmadhim sa më parë dhe do ta parandalojmë që kombi ynë të jetë nën barrën e rritjes së padrejtë të çmimeve”, shtoi ai.
Autoriteti statistikor i Turqisë (TurkStat) më 3 janar njoftoi se vendi shënoi një rritje vjetore prej 36,08 për qind të çmimeve në konsum në vitin 2021, shifër më e lartë në 19 vite.
Në një njoftim rutinë të të dhënave, TurkStat njoftoi se në muajin nëntor, çmimet e konsumit shënuan një rritje vjetore prej 21,31 për qind.
Në baza mujore, inflacioni u rrit me 13,58 për qind në muajin dhjetor, nga 3,51 për qind në muajin nëntor.
Presidenti Erdoğan tha se Turqia do të fillojë të shohë “frytin e përpjekjeve të saj të fundit në muajt e ardhshëm të verës”.
Në fillim të këtij muaji, presidenti turk tha se “më e keqja ka mbaruar” në problemet ekonomike që erdhën, pasi qeveria vazhdoi me një politikë të bazuar në normat e ulëta të interesit.
Viti 2023, tha Erdoğan, “100-vjetori i themelimit të republikës sonë, do të kthehet në një pikë kthese të vërtetë historike dhe një vit feste i paharrueshëm për Turqinë”.
“Ne jemi të vendosur ta bëjmë vendin tonë pjesë të ligës së kampionëve ekonomik”, shtoi ai.
– Erdoğan kritikon ligjvënësen për fotografinë me terroristin
Presidenti Erdoğan po ashtu kritikoi një ligjvënëse të opozitës, e cila pozoi një fotografi me një terrorist të PKK-së i cili u vra më vonë në një sulm ajror ushtarak turk.
“Ne nuk duam të shohim zgjerime të organizatës terroriste PKK në parlamentin tonë”, tha Erdoğan, duke iu referuar Partisë Demokratike të Popullit (HDP), të cilës i përket ligjvënësja.
“Partia e udhëhequr nga PKK-ja po pret miratimin e dashnorëve të armatosur të deputetëve në mal për të vendosur se çfarë të thonë”, shtoi Erdoğan, duke iu referuar strehëve malore të grupit terrorist.
Fotot e ligjvënëses së HDP-së, Semra Güzel, me terroristin e PKK-së, Volkan Bora, qarkulluan gjerësisht në mediat turke të dielën.
Bora u neutralizua në vitin 2017 nga forcat e armatosura turke në provincën juglindore Adıyaman të Turqisë.
Një raport për heqjen e imunitetit të saj është dorëzuar në zyrën e kryeparlamentarit, duke i hapur rrugën përballjes së saj me akuza të lidhura me terrorizmin.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.
Në një çështje para gjykatës më të lartë të Turqisë, prokurorët e shtetit po ashtu kërkojnë mbylljen e HDP-së dhe ndalime politike për anëtarët e saj, duke theksuar se partia është vetëm fytyrë publike e PKK-së terroriste.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...