Google ADS

Erdoğan: Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër

14:15 | 21 Nëntor 2020
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se Turqia e sheh veten në Evropë dhe jo gjëkundi tjetër.

“Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër, ne parashikojmë që të ardhmen tonë ta ndërtojmë bashkë me Evropën”.

Ani pse shpeshherë është fërkuar me aleatët e Bashkimit Evropian, ai mbetet i përkushtuar që e ardhmja e vendit të tij të jetë bashkë me Evropën, transmeton portali arbresh.info

“Me miqtë dhe aleatët tanë ne duam të jemi në një bashkëpunim më të fortë”.

Gjithashtu Erdoğan ka përmendur edhe marrëdhënien afatgjatë me SHBA-të.

“Marrëdhëniet tona të gjata dhe të afërta me SHBA dëshirojmë t’i përdorim në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe globale”.

Në përputhje me orientimin e saj tradicional perëndimor, marrëdhëniet me Evropën kanë qenë gjithmonë një pjesë qendrore e politikës së jashtme turke.

Turqia u bë një nga anëtarët e hershëm të Këshillit të Evropës në 1950, aplikoi për anëtarësim të asociuar të KEE (paraardhësi i Bashkimit Evropian) në 1959 dhe u bë një anëtar i asociuar në 1963.

Pas dekadash negociatash politike, Turqia bëri kërkesë për anëtarësim të plotë në KEE në 1987, u bë një anëtar i asociuar i Bashkimit Evropian Perëndimor në 1992, u bashkua me Bashkimin Doganor të BE në 1995 dhe ka qenë në negociata zyrtare të pranimit me BE që nga 2005.

Sot, anëtarësimi në BE konsiderohet si një politikë shtetërore dhe një objektiv strategjik nga Turqia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme