Rreth 20 mijë qytetarë nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën “Juan Antonio Samaranch – Zetra” në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, ku kanë pritur ardhjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Mes flamujve turq dhe të Bosnjës, në sallë janë valëvitur edhe flamuj të Shqipërisë, si për të treguar lidhjen e fortë të këtyre shteteve falë historisë dhe komunitetit të madh mysliman.
Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në Bosnjë, ndërsa është planifikuar edhe aktivitet i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra” ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD).
Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS).
Së bashku me Erdoğan-in, në delegacionin e tij, ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...