Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar vendimin e ambasadës amerikane për pezullimin e vizave jo-emigruese për qytetarët e Turqisë.
“Vendimi i ambasadës për të pezulluar të gjitha kërkesat për viza jo-emigruese është tronditës”, ka thënë Erdogan në një konferencë për shtyp me homologun e tij ukrainas Petro Poroçenko në kryeqytetin e Ukrainës, transmeton portali arbresh.info
Të dielën Ambasada e SHBA-vë në Ankara ka njoftuar se ka pezulluar shpërbimet për dhënine e vizave për jo emigrantët në të gjitha institucionet diplomatike në Turqi.
Si përgjigjje, Ambasada e Turqisë në Uashington ka marrë të njejtin vendim për shtetasit amerikanë.
Tensionet mes dy vende u rritën pas arrestimit të Metin Topuz, punonjës në konsullatën amerikanë në Stamboll, i cili akuzohet për lidhje me grupin FETO./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram