Ankaraja pret që NATO të marrë një qëndrim zyrtar mbi krijimin e një “ushtrie terroriste” përgjatë kufirit turk në Siri, tha Presidenti Erdogan. Ai po i referohej forcave të planifikuara më së shumti 30.000 amerikanë, të mbështetura kryesisht nga kurdët.
Recep Tayyip Erdogan tha se blloku i mbrojtjes së udhëhequr nga SHBA, për të cilin Turqia ka qenë pjesë për dekada të tëra, duhet të qartësojë qëndrimin e saj mbi forcën kufitare të planifikuar në Afrin siç parashikohet nga Uashingtoni, transmeton portali arbresh.info
Forca do të krijohej nga YPG-ja e dominuar nga kurdët, që Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste dhe një zgjatje të grupit militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) me qendër në Turqi.
“Unë do të doja t’i bëj thirrje NATO-s”, u tha Erdogan anëtarëve të partisë në pushtet në parlamentin turk. “Duhet të ndërmerrni veprime kundër atyre që kërcënojnë sigurinë kufitare të aleatëve tuaj”.
Gjenerali Hulusi Akar, i cili është në kryeqytetin belg për të takuar udhëheqësit e lartë të NATO-s, më herët tha se Ankaraja nuk do të lejojë që YPG të marrë mbështetje nga anëtarët e tjerë të organizatës./Arbresh.info/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...