Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se islamofobia në Europë ka arritur nivelin e krahasueshëm me trajtimin që iu është bërë hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tij, Evropa është mësuar me “zhvendosjet, ikuizicionet dhe gjenocidet” dhe myslimanët në të gjithë kontinentin janë duke u sulmuar, shkruan Euronews.
Në të njëjtin fjalim, Erdogan i ka bërë thirrje popullit që t’i bojkotojnë produktet nga Franca, kjo pas një grindjeje me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Islamofobia në rritje në perëndim është kthyer në një sulm të plotë ndaj librit tonë, profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë”, ka thënë ai në një fjalim televiziv.
“Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vjet më parë, veprimet kundër vëllezërve dhe motrave tona boshnjake në Srebrenicë vetëm 25 vjet më parë, janë akoma në kujtesë”./tesheshi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...