Google ADS

Erdogan mund të arrestohet në Suedi

08:59 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Ligjvënësit suedezë kanë paraqitur një ankesë kundër presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke e akuzuar atë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Pesë deputetë kanë ngritur padi me prokurorin publik të Suedisë për rolin e z. Erdogan në konfliktin e përgjakshëm mes forcave turke dhe militantëve kurdë që nga viti 2015, transmeton portali arbresh.info.

Padia është e para në Suedi që do të paraqitet kundër një kreu të shtetit, dhe gjithashtu do të jenë emra të disa ministrave të tjerë turq duke përfshirë kryeministrin e vendit Binali Yildirim.

Ajo vjen pasi një ligj i vitit 2014 është miratuar për të lejuar gjykatat e vendit të kryesojnë çdo rast që përfshin krime kundër njerëzimit, pavarësisht se ku është kryer krimi.

Prokurori i Suedisë do të vendosë nëse do të fillojë një hetim nga ankesa. Nëse vendos të ndjekë kërkesat, Erdogan mund të përballet me një urdhër arresti në Suedi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme