Erdogan: Moska nuk i përmbahet marrëveshjes së Sirisë

13:32 | 29 Janar 2020
V. S.

Rusia nuk i përmbahet marrëveshjes Sochi-Astana në provincën siriane Idlib në veriperëndim, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sot pasi forcat e qeverisë siriane bombarduan pjesë të zonës.

Erdogan tha se Turqia e ka informuar Rusinë që po mbaron me durim, duke shtuar se do të bëjë atë që është e nevojshme, raporton Reuters.

Bombardime të reja në Idlib kanë ngritur shqetësimin se do të pasojë një valë e re e refugjatëve nga ajo pjesë e Sirisë, shtëpi për rreth tre milionë njerëz.

Në të njëjtën kohë, AP raporton se forcat e qeverisë siriane, të mbështetur nga Moska, kanë kapur qytetin Maret al-Numan, një nga pikat kryesore strategjike të rebelëve në provincën Idlib.

Qyteti, i cili ka qenë në duart e rebelëve që nga viti 2012, është në një autostradë që lidh Damaskun dhe Aleonin në veri të vendit dhe konsiderohet vendimtare për forcat e presidentit Bashar al-Assad, transmeton KosovaPress.

Okupimi i qytetit është i fundit në një seri triumfesh ushtarake të presidentit sirian, sipas AP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme