Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër Greqinë për trajtimin që po u bën refugjatëve në Mesdhe.
“Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi”, ka thënë Erdogan të martën, sipas zyrës së tij.
“Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemrat tona”, ka thënë ai.
Erdogan ka kritikuar edhe më herët Greqinë si i trajton migrantët, duke e akuzuar këtë shtet për armatosje të ishujve në lindje të Egjeut, duke shkelur traktatet ndërkombëtare.
“Armët e grumbulluara në zonën perëndimore dhe në ishuj nuk nënkuptojnë asgjë për ne, sepse fuqia dhe kapacitetet tona tejkalojnë ato”, ka thënë Erdogan sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, shkruan rel.
Erdogan ka thënë të hënën se Qeveria e tij do të mbrojë interesat shtetërore kundër Greqisë, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë disa herë se ka gatishmëri për të zhvilluar takime me Erdoganin.
Mirëpo presidenti turk ka refuzuar që të takojë përfaqësuesit grekë.
Lidhjet në mes të këtyre dy vendeve fqinje – njëherësh anëtare të NATO-s – janë të tensionuar së fundi.
Ankaraja beson se Greqia është duke shkelur Traktatin e Lozanës të vitit 1923 dhe Traktatin e Parisit të vitit 1947, duke armatosur ishujt.
Athina e arsyeton armatosjen duke përmendur kërcënimet nga Turqia dhe përmend të drejtën për vetëmbrojtje.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...