Turqia u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën që dhanë për përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës pas tërmeteve të fuqishme, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.
Në një video-mesazh dërguar Samitit të Qeverive Botërore në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Erdoğan tha se ekipet kanë nxjerrë më shumë se 8.000 njerëz të gjallë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiye-n jugore javën e kaluar.
Ai gjithashtu bëri të ditur se numri më i madh prej mbi 81 mijë personash të lënduar nga tërmetet janë liruar nga spitalet.
“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe simotra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë dhe mbështetën përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe që nuk na harruan në lutjet e tyre”, theksoi Erdoğan.
Türkiye, e cila po përballet me një nga “katastrofat më të mëdha natyrore” jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e njerëzimit, nuk do ta harrojë kurrë “miqësinë që treguat në këto ditë të errëta”, tha ai.
“Fatkeqësia e tërmetit tregoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar”, theksoi Erdoğan, pasi Türkiye ka marrë mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllime nga më shumë se 100 vende, përfshirë EBA ku po mbahet samiti.
Më 6 shkurt, dy tërmete të mëdha goditën Türkiye-n jugore.
Lëkundjet me intensitet 7.6 dhe 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, preku rëndë edhe nëntë provinca të tjera: Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme në veri të Sirisë.
Më shumë se 31.600 njerëz humbën jetën në Türkiye, sipas shifrave të fundit zyrtare, ndërsa në Siri numri i të vdekurve ka arritur në 3.600.
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...