Rreth 60,7 milionë qytetarë votuan të dielën në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues.
Çdo votues hodhi dy vota, një për Presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një tjetër mandat pesëvjeçar.
Megjithatë, kur janë numëruar 97,95% e totalit të votave, po shkohet drejt balotazhit, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur të kalojë pragun 50%.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka marrë deri tani 49,34% të votave. Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu, me 44.99 për qind të votave.
Më pas vjen Sinan Oğan me 5.24 për qind, i ndjekur nga Muharrem Ince me 0.43 për qind të votave.
Lideri i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, u shpreh i sigurt se vendi do të shkojë në balotazh, aty ku ai do të fitojë.
“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje në raundin e dytë. Populli i Turqisë nuk e besoi Erdoganin. Dëshira për të ndryshuar ekziston në më shumë se 50% e popullit në Turqi”, tha ai.
Më herët, Erdogan u shpreh se do të respektojë vullnetin e popullit, nëse ai ka vendosur ta çojë vendin në një raund të ri zgjedhjesh.
“Nëse kombi ka zgjedhur të shkojë në raundin e dytë, ne do ta respektojmë. Gjithsesi, ne besojmë se do të fitojmë që në këtë raund, ka ende vota për t’u numëruar”, tha ai.
Në këtë situatë, BBC shkruan se vendimtar do të jetë kandidati i renditur i treti me votat e marra.
Ai është Sinan Ogan, i cili mori rreth 5% të votave.
Ai foli pas përfundimit të procesit të votimit, teksa u shpreh se mund të bëjë diferencën në raundit e dytë me votat që ka.
“Do të flas me liderët e aleancës sime dhe do të shkojë të pyes votuesit e mi në dy ditët në vijim. Më pas, unë do të marr një vendim për të kryer detyrën e radhës pas 14 ditësh”, tha Ogan.
Veç për presidentin e ri, turqit votuan edhe për përcaktimin e 600 parlamentarëve të rinj, të cilët do të marrin një mandat 5-vjeçar.
Teksa janë numëruar më shumë se 96% e votave, AKP ka marrë rreth 35% të votave, duke mos ia dalë të jetë po aq e votuar sa lideri i saj.
Ky vlerësohet si rezultati më i keq i AKP që prej vitit 2002.
Me rezultatin e fundit, partia e Erdogan pritet të ketë 267 deputetë, duke humbur 28 mandate krahasuar me zgjedhjet e kaluara./A2
70 të vdekur në aksidentet gjatë periudhës Janar-Shtator, 39...
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban