Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë (MGK), i cili zhvilloi një takim nën kryesimin e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, në Pallatin Presidencial në Ankara, konstatoi se “është shprehur nevoja e largimit të menjëhershëm të terroristëve nga rajoni Munbixh, në të kundërtën Turqia ashtu si në rajonet tjera, edhe këtu nuk do të ngurrojë nga përdorimi i vetë iniciativës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
MGK përmes një njoftimi me shkrim tha se gjatë këtij takimi janë shqyrtuar zhvillimet e brendshme dhe të jashtme të cilat ndikojnë në sigurinë dhe paqen e Turqisë, si dhe çështjet ndërkombëtare që kanë lidhje të ngushtë me Turqinë.
Duke njoftuar se në takim janë diskutuar të gjitha dimensionet e luftës kundër terrorizmit, në njoftim thuhet se: “Në këtë kuadër janë shqyrtuar masat e marra dhe të rekomanduara nga këshilli jonë në kuadër të ligjit kundër çdo lloji kërcënimi, duke filluar nga aktet e organizatave terroriste të projektuara si PKK/PYD-YPG, DEASH dhe FETO/PDY, të cilat si objektiv marrin sigurinë tonë kombëtare. Po ashtu në mënyrë gjithëpërfshirëse është vlerësuar lufta e vazhduar me vendosmëri dhe këmbëngulje, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit, për t’i dhënë fund terrorizmit”.
Këshillit i janë prezantuar informacionet lidhur me operacionin Dega e Ullirit, e cila ka për qëllim neutralizimin e terroristëve që realizojnë sulme ndaj Turqisë, të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të sigurojë kthimin e sirianëve të zhvendosur në vendet e tyre dhe të ndihmojë për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë.
Në deklaratë thuhet se janë vlerësuar angazhimet për zbatimin e masave të nevojshme në mënyrë që pas kthimit të qindra mijëra sirianëve, të cilët janë pronarë kryesorë të rajonit, të mund të jetojnë në siguri dhe paqe.
“Mendohet se është e dobishme të rikujtohet edhe një herë te publiku ndërkombëtar se organizata separatiste terroriste, e cila ashtu si në vendet tjera të pushtuara edhe në Afrin i armatos fëmijët, i përdor civilët e pafajshëm si mburoja të gjalla dhe kryen krime kundër njerëzimit përfshirë edhe spastrimin etnik, është në bashkëpunim me DEASH-in. Është shprehur nevoja e largimit të menjëhershëm të terroristëve nga rajoni Munbixh, në të kundërtën Turqia ashtu si në rajonet tjera, edhe këtu nuk do të ngurrojë nga përdorimi i vetë iniciativës”, theksohet në njoftim.
Duke vënë në dukje se janë në vendosmëri të njëjtë edhe kundër terroristëve të vendosur në tokat e Sirisë në veri të Eufratit, në njoftim thuhet se, “Përveç Sirisë, aktivitetet e organizatës terroriste separatiste, e cila është vendosur në vende të ndryshme të Irakut duke filluar nga Sinxhari dhe Kandili për të sulmuar kundër shtetit tonë, pritet që së pari të ndalohet nga shteti i Irakut. Nëse kjo nuk bëhet e mundshme, do të ndalohet nga vetë Turqia”.
Duke bërë të ditur se gjatë këshillit janë vlerësuar vizitat e realizuara në disa shtete dhe se janë ndarë informacionet lidhur me disa zhvillime të jashtme politike, në njoftim thuhet se, “Është bërë një vlerësim i përgjithshëm në lidhje me zhvillimet në Qipro, Mesdheun Lindor dhe në Detin Egje, veçanërisht është shprehur se po ndiqen me ndjeshmëri veprimet dhe qëndrimet e Greqisë, të cilat janë në kundërshtim me fqinjësinë e mirë, dhe është vendosur se kurrë nuk do të kompromentohen të drejtat dhe interesat e Turqisë”.
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...