Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin holandez, Mark Rutte ka folur për angazhimet diplomatike të qeverisë turke në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.
Erdogan ka pohuar se është i vetëdijshëm për vështirësitë, por “do të vazhdojmë nismat tona të sinqerta që e shohin diplomacinë si të vetmen rrugëdalje”.
“Ne mbajtëm një qëndrim të qartë për krizën Rusi-Ukrainë. Kemi bërë thirrje për takime të përbashkëta. Ne duam t’i ulnim tensionet. Ne jemi duke zhvilluar një trafik intensiv diplomatik për t’i dhënë fund kësaj krize sa më shpejt të jetë e mundur”, pohoi ai.
“Unë mbaj kontakte me Zelenskyn dhe Putinin. Ne përpiqemi për të arritur paqe. Ne e shohim diplomacinë si rrugëdaljen e vetme”, tha i pari i shtetit turk.
Ndërkohë, kryeministri holandez ka deklaruar se deri më tani vendi i tij ka ngrirë asete të oligarkëve rusë në vlerë prej 350 milionë eurove.
Theksojmë se Turqia ka refuzuar t’i vendos sanksione shtetit ruse duke u arsyetuar se po luan rolin e ndërmjetësit mes dyja palëve.
Ndryshe, liderët e dyja vendeve kanë biseduar edhe rreth mundësisë së hapjes të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt