Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij mund të vendosë kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) nëse qytetarët nuk u përmbahen rregullave, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi vendosur të vazhdojmë të zbatojmë masat aktuale (të normalizimit) nëpër qytetet tona dhe të monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha presidenti Erdoğan pas takimit të kabinetit të kompleksit presidencial.
Erdoğan paralajmëroi se kufizimet e reja janë “të pashmangshme” nëse qytetarët nuk u përmbahen masave parandaluese COVID-19.
Në muajin janar, Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit kundër koronavirusit, ndërsa më 1 mars filloi një normalizim gradual nga kufizimet e koronavirusit.
Erdoğan njoftoi se 11.5 milionë doza të vaksinës janë administruar në të gjithë vendin, prej të cilave rreth 7.94 milionë doza të para dhe rreth 3.57 milionë doza të dyta.
Presidenti turk tha se vendi do të vazhdojë të marrë vaksina nga jashtë derisa vaksina e saj e zhvilluar në vend do të jetë gati për përdorim.
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...