“Aktorët e tjerë ndërkombëtarë nuk mund të kryejnë aktivitete kërkimore në fushat e përcaktuara në memorandum pa miratimin e Turqisë”, deklaroi presidenti Erdoğan.
residenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se me marrëveshjen detare midis Turqisë dhe Libisë, Ankaraja i ka treguar botës vendosmërinë e saj për të mbrojtur të drejtat e saj nën ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan foli në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë me transmetuesin publik turk TRT.
“Aktorët e tjerë ndërkombëtarë nuk mund të kryejnë aktivitete kërkimore në fushat e përcaktuara në memorandum. Qipriotët Grekë, Egjipti, Greqia dhe Izraeli nuk mund të krijojnë një linjë transmetimit të gazit natyror pa miratimin e Turqisë”, deklaroi presidenti Erdoğan.
Më 27 nëntor, Turqia dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), nënshkruan një memorandum dypalësh. Ky memorandum pohon të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor përballë shpimit të njëanshëm nga administrata Greke Qipriote, duke sqaruar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) po ashtu ka të drejta për burimet në zonë.
Lidhur me zonën e sigurt të planifikuar në veri të Sirisë, presidenti Erdoğan tha se të dy marrëveshjet e arritura me Rusinë dhe SHBA-të nuk kanë arritur të japin rezultatin e pritur.
“Turqia synon të sistemojë 1 milionë sirianë në zonat midis Tal Abyadit dhe Ras al-Aynit në zonën e sigurt të planifikuar në veri të Sirisë”, tha Erdoğan.
Në bazë të marrëveshjeve të ndara me Rusinë dhe SHBA-të, Turqia pauzoi operacionin kundër-terrorist “Burimi i Paqes” për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar në Siri.
Operacioni u nis për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, me qëllim për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.
Ankaraja dëshiron që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë për t’i hapur rrugë kthimit të sigurt të rreth dy milionë refugjatëve.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...