Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Elon Muskit që ta hapë një fabrikë të re të Teslas në Turqi, duke u bërë lideri i fundit që lobon kështu te njeriu më i pasur në botë.
Erdogan dhe Musk kanë mbajtur një mori takimesh në Turqi dhe në margjina të forumeve ndërkombëtare, duke e thelluar miqësinë edhe më tepër të dielën në Nju Jork.
Zyra e Erdoganit ka thënë të hënën se ai i ka kërkuar Teslas që ta hapë fabrikën e shtatë në Turqi.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka thënë se Musk i ka thënë Erdoganit se shteti i këtij të fundit është ndër “kandidatët më të rëndësishëm” për hapje të fabrikës së re.
Përpjekje të ngjashme me të Erdoganit kanë bërë edhe presidenti francez, Emmanuel Marcon, i cili e ka takuar Muskun në qershor, si dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Erdogan është në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai do të mbajë një fjalim në të, të martën.
Tesla aktualisht i ka gjashtë fabrika, përfshirë dy jashtë Shteteve të Bashkuara – një në Shangai, të fokusuar në tregun aziatik dhe një tjetër në Berlin, të fokusuar në tregun evropian.
Aktualisht kompania është duke e hapur një fabrikë në Meksikë dhe planifikon që të ketë prezencë edhe në Indi./rel/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër