Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur samitin historik të Koreve, duke njoftuar se ai do të bisedojë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, mbi çështjen e vizitës së tij të 2 majit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Unë përshëndes takimin e sotëm në Panmunjom midis presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Unë do të trajtoj këtë çështje të rëndësishme me presidentin Moon gjatë vizitës sime të ardhshme në Seul më 2 maj”, ka theksuar presidenti Erdoğan, në një postim në llogarinë e tij personale në twitter.
Presidenti turk po ashtu tha se ai mbështeti hapin “historik” në lidhje me denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe shprehu shpresë se kjo do të ishte e suksesshme.
Sipas raportimeve të mediave lokale, krerët e dy Koreve sot ranë dakord për një “denuklearizim të plotë” dhe paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean.
Marrëveshja pasoi me një samit historik dypalësh midis presidentit të Koresë së Jugut dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në Zonën e Përbashkët të Sigurisë së Panmunjom-it në Jug.
“Të dy liderët solemnisht deklaruan se nuk do të ketë luftë në Gadishullin Korean dhe se ka ardhur një epokë e re e paqes”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët pas samitit.
Ata poashtu riafirmuan marrëveshjen e mëparshme të të dy vendeve për “një Gadishull Korean të lirë nga armët bërthamore përmes denuklearizimit të plotë”. /Anadolu Agency (AA)./
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...