Erdogan krahason “brutalitetin” e Izraelit me persekutimin nazist të hebrenjve

20:22 | 18 Maj 2018
Trina Galanxhi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka krahasuar veprimet e Izraelit kundër palestinezëve në Gaza me persekutimin nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

“Nuk ka dallim mes mizorisë që haste populli hebre në Evropë 75 vjet më parë dhe brutalitetit që i nënshtrohen vëllezërit tanë të Gazës”, tha ai në një samit të liderëve islamikë në Stamboll, transmeton portali arbresh.info

Erdogan kishte thirrur takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, pasi forcat izraelite të hënën vranë rreth 60 palestinezë në kufirin e Gazës.

Ai shtoi se udhëheqja e një popullit “të cilët ishin nënshtruar të gjitha llojeve të torturave në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore është duke sulmuar palestinezët me metoda të ngjajshme naziste”.

“Do të them hapur, se kjo që po bën Izraeli është brutalitet”, tha ai.

Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore në Holokaust.

Erdogan kishte thënë më parë një tubim masiv në Stamboll që si viktima të Holokaustit, populli hebre i Izraelit duhet të ndalojë veprimet e qeverisë së tyre kundër palestinezëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme