Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka krahasuar veprimet e Izraelit kundër palestinezëve në Gaza me persekutimin nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.
“Nuk ka dallim mes mizorisë që haste populli hebre në Evropë 75 vjet më parë dhe brutalitetit që i nënshtrohen vëllezërit tanë të Gazës”, tha ai në një samit të liderëve islamikë në Stamboll, transmeton portali arbresh.info
Erdogan kishte thirrur takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, pasi forcat izraelite të hënën vranë rreth 60 palestinezë në kufirin e Gazës.
Ai shtoi se udhëheqja e një popullit “të cilët ishin nënshtruar të gjitha llojeve të torturave në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore është duke sulmuar palestinezët me metoda të ngjajshme naziste”.
“Do të them hapur, se kjo që po bën Izraeli është brutalitet”, tha ai.
Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore në Holokaust.
Erdogan kishte thënë më parë një tubim masiv në Stamboll që si viktima të Holokaustit, populli hebre i Izraelit duhet të ndalojë veprimet e qeverisë së tyre kundër palestinezëve./arbresh.info/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...