Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës kur ka bërë një krahasim me referendumin për pavarësi të kurdëve në Irak.
“114 shtete e kanë njohur Kosovën, por fatkeqësisht nuk mundi të bëhej shtet. Ende ka shumë probleme. Iraku Verior, çka do të bëni ju vetëm me Izraelin”, citohet nga agjencia shtetërore turke AA, të ketë thënë Erdogan.
Ai i ka kërcënuar kurdët e Irakut Verior se do të mbeten pa ndihma nëse vazhdojnë me planet për pavarësinë. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të saj.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se kurdët e Irakut mund të përballen me urinë, si rezultat i masave ndëshkuese që ai po merr në konsideratë, pas referendumit për pavarësi të mbajtur të hënën.
“Kur ne të fillojmë me sanksionet tona, ata do të zhyten në uri. Gjithçka do të marrë fund kur ne të mbyllim rubinetat e naftës. Paratë do të zhduken dhe ata nuk do të munden as të gjejnë ushqim, kur kamionët të ndalen në Irakun verior”, tha Erdogan.
Rreth 72 përqind e 5.2 milionë zgjedhësve votuan në referendum në zonat e kontrolluara nga kurdët.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”