Erdogan kërkon nga zyrtarët e AKP-së të mos flasin negativisht për ekonominë

22:48 | 30 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar disa anëtarë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet se ‘kanë folur negativisht për gjendjen ekonomike në Turqi’.

“Na ka pikëlluar fakti se disa miq tanë kanë dhënë deklarata duke e shfaqur shumë të mjerë gjendjen ekonomike në Turqi”, tha Erdogan, gjatë një takimi me krerët provincial në Ankara, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info

“Ka një histori kaq të madhe suksesi për të treguar. Ne kemi arritur në 11.2 për qind [rritje të PBB] në tremujorin e tretë [2017] dhe po flasim rreth 7 për qind ose 7.5 për qind rritje [për 2017]. Por ata ende po flasin për gjëra të tilla negative”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi Institucioni Turk Statistikor (TUIK) njoftoi rritjen ekonomike në vend gjatë vitit 2017, duke shënuar një rritje prej 7.4 përqind dhe duke theksuar se “është parë një rritje e fuqishme në industri, shërbime dhe ndërtim”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme