Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se dëshiron që të bisedojë me liderët e BE-së, në mënyrë që të hap një kapitull të ri.
Ai e ka bërë këtë koment gjatë bisedes telefonike me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Ky është kontakti i parë i Erdogan me një zyrtar të lartë të BE-së, që kur Bashkimi Europian vendosi sanksione ndaj Turqisë, transmeton portal arbresh.info
“Ndërsa Turqia dëshiron të hapë një faqe të re me BE, disa po përpiqen me këmbëngulje të provokojnë kriza,” tha Erdogan, duke shtuar se ai do të dëshironte që të fliste me krerët e BE-së sërish.
Izolimi në Turqi do të thotë, turqit të rrinë në shtëpi, turistët të shëtiten
Në një samit të fundit në Bruksel, krerët e Bashkimit Europian vendosën të vendosnin sanksione ndaj Turqisë për shkak të “veprimeve të saj të paligjshme dhe agresive” në Mesdhe kundër Greqisë dhe Qipros.
BE ka miratuar sanksione individuale që synojnë njerëzit e përfshirë në kërkimet turke në Mesdheun lindor dhe një listë e njerëzve që do të preket nga sanksionet do të përcaktohet në javët e ardhshme./arbresh.info/
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...