Presidenti i Turqisë ka kërcënuar të rifillojë një sulm në veri-lindje të Sirisë, përveç nëse luftëtarët kurdë tërhiqen nga kufiri para se të përfundojë armëpushimi.
Deri në 1.300 anëtarë të milicisë së Mbrojtjes së Popullit (YPG) ende duhej të tërhiqeshin para orës 22:00 të martën, paralajmëroi Recep Tayyip Erdogan, transmeton portali arbresh.info.
Trupat turke dhe rebelët sirianë aleatë sulmuan në 9 tetor për të ngritur një “zonë të sigurt” të thellë 32 km në Siri.
Erdogan u pajtua të ndërpresë sulmin javën e kaluar me kërkesën e SHBA-ve.
Një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga SHBA-ja mbështetej në YPG për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (ISIS) në Siri gjatë katër viteve të fundit, por qeveria turke e shikon atë si një organizatë terroriste me lidhje me një grup rebel kurd që lufton në Turqi.
Ofensiva filloi pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi trupat amerikane të linin zonën kufitare – një vendim që u kritikua gjerësisht nga ligjvënësit amerikanë.
OKB thotë se më shumë se 176,000 njerëz, përfshirë gati 80,000 fëmijë, janë shpërngulur gjatë dy javëve të fundit në Sirinë veri-lindje, e cila është shtëpi për rreth 3 milionë njerëz./arbresh.info/
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...