Google ADS

Erdogan ka rritur pagën minimale mujore mbi 520 euro

09:48 | 28 Dhjetor 2023
R J

Së fundmi, Turqia ka rritur pagën minimale mujore në mbi 520 euro (17.002 lira turke) për vitin 2024.

Lajmi u bë i ditur këtë të Mërkure, nga vetë presidenti Recep Tayyip Erdogan. Paga u rrit me 49% nga 349.30 euro (11.402 lira turke), tha Erdogan në një postim në rrjetin social X, shkruan Arbresh.info.

“Me shumën e re, ne jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit,” tha ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Isikhan në një takim për shtyp në kryeqytetin Ankara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme