Erdogan: Ka filluar operacioni ushtarak në Afrin të Sirisë

09:01 | 21 Janar 2018
Arbresh.info
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se ka filluar operacioni ushtarak tokësor në Afrin të Sirisë, ndërsa një operacion tjetër do të bëhet në vendin e afërt, Manbij.
 Gjatë deklaratës së sotme në provincën perëndimore Kutahya, para anëtarëve të partisë së tij AK, zoti Erdogan nuk ka specifikuar nëse kjo do të thotë se trupat e Turqisë e kanë kaluar kufirin, shkruan rel.

Sot më herët, ushtria e Turqisë tha se është hakmarrë kundër zjarrit brenda në Turqi, që ka ardhur nga matanë kufirit në Afrin, në pjesën veriperëndimore të Sirisë./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme