Recep Tayyip Erdogan u ankua se deri në fund të shkurtit Kina nuk e kishte përmbushur kërkesën për të dërguar në Turqi të 50 milionë dozave të vaksinës për koronavirusin.
Presidenti turk tha se këtë pakënaqësi e ka shprehur edhe në takimin me ministrin e jashtëm kinez. Turqia nënshkroi në nëntor një marrëveshje me Kinën për të blerë 100 milionë doza vaksine, prodhim i firmës Sinovac Biotech, të cilat do të dërgoheshin pjesë-pjesë.
Sipas ujdisë, Kina duhej të dërgonte 50 milionë doza Sinovac në Turqi deri në fund të shkurtit dhe pjesa tjetër deri në fund të prillit. Por dërgesat janë vonuar dhe Kina është ende 32 milionë doza mangët nga objektivi i shkurtit. “Marrëveshja e parë që bëmë me Kinën ishte në fakt për 100 milionë doza, me 50 milionë doza në fazën e parë.
Deri tani 50 milionë dozat nuk janë marrë nga ne dhe këto 50 milionë duhet të mbërrinin deri në fund të shkurtit”, u shpreh ai. Që nga 14 janari, kur filluan imunizimet, Turqia ka administruar 14.6 milionë vaksina dhe 8.2 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë. Pas bisedimeve me Kinën, Turqia njoftoi se ka nisur bisedimet e para për të blerë vaksinën ruse Sputnik-V.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para