Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kundërshtuar ndërhyrjen e SHBA-ve, Rusisë dhe Francës në konfliktin rreth Nagorno-Karabakut.
Komenti i tij ka ardhur pasi liderët e atyre vendeve u bënë thirrje Armenisë dhe Azerbejxhanit që të vazhdojnë negociatat, transmeton portal arbresh.info
“Duke qenë se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca e kanë lënë pas dore këtë problem për gati 30 vjet, nuk është e pranueshme për ta të marrin pjesë në përpjekjet për të arritur një armëpushim,” tha Erdogan.
Ai vuri në dukje se një armëpushim i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm nëse “pushtuesit armenë” tërhiqen nga Nagorno-Karabak, raporton Reuters.
Presidentët e SHBA, Rusisë dhe Francës, Donald Trump, Vladimir Putin dhe Emanuel Macron, u bënë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit sot që të vazhdojnë bisedimet pa parakushte mbi konfliktin në rajonin e Nagorni Nagarabut.
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit të vazhdojnë negociatat pa parakushte, me shpirt të mirë dhe nën patronazhin e bashkë-kryetarëve të OSBE-së nga Minsk,” thuhet në deklaratë./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit