Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “jemi kundër të gjitha përpjekjeve për grushte shteti, pavarësisht se në cilin vend të botës ato ndodhin”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Si një vend që i kemi besuar demokracisë, si një president bashkë me kabinetin tim që i kemi besuar demokracisë, ne pa dallime jemi kundër të gjitha përpjekjeve për grushte shteti, pavarësisht se në cilin vend të botës ato ndodhin. Ndërkohë duhet të respektohet çdokush që vjen me votime”, deklaroi Erdoğan, duke rikujtuar tentativën për grusht shtet ndaj Turqisë, gjatë një fjalimi të mbajtur në një ceremoni në Ankara.
Tentativa për grusht shtet e 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, tha Erdoğan, është një prej sulmeve më të ulëta dhe të përgjakshme. Ai theksoi se nuk ia arritën qëllimit ata të cilët nëpërmjet justifikimeve të ndryshme tentuan të trazojnë vendin dhe të kryenin grushte shteti të fshehura duke përdorur policinë, gjyqësorin, burokracinë dhe mediat.
“Ata që kanë synuar të cenojnë pavarësinë dhe të ardhmen e vendit e kanë gjetur mallkimin në këtë vend”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia arriti t’i shpëtoj një prej katastrofave më të mëdha të historisë.
“Në tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut nga FETO, dëshmorë ranë 251 persona dhe 2.193 të tjerë janë veteranë, ku falë këtyre është shpëtuar pavarësia dhe e ardhmja”, shtoi Erdoğan, duke bërë të ditur se nuk ka asnjë zmbrapsje në luftën kundër FETO-s dhe se Turqia do të vazhdoj deri në pastrimin e plotë të kësaj organizate terroriste nga vendi.
Duke iu referuar takimit të zhvilluar ditën e djeshme në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, Erdoğan tha se një nga temat kryesore ishin operacionet ushtarake të ndërmarra për sigurinë e kufijve dhe qetësinë e njerëzve në territoret siriane.
“Hapat që hedhim janë në këtë drejtim, se si të sigurojmë qetësinë në Afrin, në Idlib, në Jarabulus. Si të sigurojmë zonën e sigurisë prej 20 miljeve të propozuar nga presidenti Trump. Ne nuk kemi asnjë synim për ‘pushtim të Sirisë‘. Ne e kemi të mjaftueshëm hapësirën prej 780 mijë kilometër katror në atdheun tonë. Ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi një shtet i zakonshëm fisnor. Por ne jemi shteti i Republikës së lavdishme të Turqisë. Nuk lejojmë as parcelizimin më të vogël në vendin tonë. E shpreh hapur se Turqia është i vetmi vend që ndodhet në Siri me qëllime njerëzore, sepse në axhendat e të gjitha forcave të tjera në rajon qëndrojnë llogari, projekte të tjera”, deklaroi presidenti Erdoğan.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...