Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e shqetësuar nga “matja e forcës” mbi Sirinë, duke shtuar se ai do të bisedojë me Presidentin rus Vladimir Putin mbi ndalimin e sulmeve kimike.
“Ne jemi shumë të shqetësuar sepse disa vende që ngjajnë të bindura në forcën e tyre, janë duke e kthyer Sirinë në një arenë për shfaqjen e forcës”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara, në mes të tensioneve mes Rusisë dhe SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info
Erdogan ka shtuar se ai do të bisedojë me Presidentin rus, Vladimir Putin mbi mënyrën se si “të ndalohen sulmet kimike”, pasi dyshohet se regjimi i Bashar al-Assad ka kryer sulm kimin në Douma, ku mbetën të vdekur 70 persona.
Ankaraja po mban qëndrim të distancuar në tensionet që kanë shpërthyer mes Rusisë dhe SHBA-ve, të cilat konsiderohen si më të këqijat që nga Lufta e Ftohtë./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...