Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi të martën nga Parlamenti në Ankara se pas Libanit dhe Rripit të Gazës, Izraeli synon të pushtojë Turqinë. Gjatë fjalimit të tij, kreu i shtetit turk kritikoi ashpër komunitetin ndërkombëtar dhe botën islame, duke theksuar se askush nuk po e ndalon Izraelin në luftën e tij shkatërrimtare kundër civilëve në Gaza dhe Liban.
“Duke vepruar nën iluzionin e ‘tokave të premtuara,’ pas Palestinës dhe Libanit, Izraeli, i drejtuar nga fanatizmi fetar, do të synojë atdheun tonë. E them me bindje të plotë. Pavarësisht kostove, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër Izraelit dhe i bën thirrje botës të bashkohet në këtë qëndrim të drejtë. Ne, populli turk, nuk do ta lëmë kurrë vetëm popullin libanez në këto kohë të vështira dhe do t’i mbështesim me të gjitha mjetet tona,” deklaroi Erdogan.
Presidenti turk është një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit për sa i përket luftës në Gaza, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë vrasjet e civilëve të pafajshëm. Një mbështetje të ngjashme Erdogan ka premtuar edhe për qytetarët libanezë.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi krijimin e një qendre koordinimi për të ndihmuar qytetarët libanezë që duan të largohen nga vendi i tyre. Planet e evakuimit përfshijnë transportin nga deti dhe ajri. /euronews/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?