Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për vrasjen e disa anëtarëve të familjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke përsëritur se Izraeli do të paguajë për krimet e kryera kundër njerëzimit.
Në mbrëmjen e 10 prillit, lideri turk i telefonoi Haniyehu për t’i shprehur ngushëllimet për vdekjen e tre fëmijëve dhe katër nipërve të këtij të fundit, si pasojë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës.
Erdogan, i cili krijoi lidhje miqësore me Haniyeh, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza, pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael.
Izraeli është përgjigjur me një ofensivë të pamëshirshme tokësore dhe ajrore që ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 33,482 njerëz në enklavën e rrethuar palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë.
Erdogan e ka quajtur Izraelin një “shtet terrorist” dhe e ka akuzuar atë për kryerjen e një “gjenocidi” në Gaza, ndërs ae ka quajtur Hamasin “çlirimtarë” ose “muxhahidë” që luftojnë për tokën e tyre./abcnews.al
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja