Presidenti turk Tayip Erdogan i tha Donald Trump se “kurrë nuk do të deklaronte armëpushim” në verilindje të Sirisë dhe nuk kishte frikë nga sanksionet e vendosura kundër qeverisë së tij pas fillimit të një sulmi të madh kundër forcave aleate të SHBA-së në rajon.
Presidenti hodhi poshtë thirrjet ndërkombëtare nga liderët botërorë për armëpushim ndërsa fliste me gazetarët në një fluturim, duke thënë: “Ata thonë” shpalleni armëpushimin”. “Asnjëherë nuk do të shpallim armëpushim”.
Udhëheqësi i Turqisë gjithashtu i tha grupit të gazetarëve se nuk shqetësohej për praninë e trupave të qeverisë siriane që lëviznin në qytetin e Manbij, por nuk dëshiron që luftëtarët kurdë sirianë të mbeten, transmeton portali arbresh.info.
Turqia nisi ofensivën e saj ushtarake një javë më parë për të pastruar një rajon kufitar nga forcat kurde siriane të lidhura me militantët e jashtëligjshëm kurdë në Turqi.
Erdogan tha: “Ne nuk mund të shpallim armëpushim derisa të pastrojmë këtë rajon”.
Komente të tij erdhën gjatë një fluturimi nga Azerbajxhani dhe u raportuan nga gazeta turke Hurriyet.
Ushtria Siriane është zhvendosur në veri nën një marrëveshje me kurdët, të cilët kanë kërkuar mbrojtje nga ofensiva turke që pasoi tërheqjen e trupave amerikane nga zona./arbresh.info/
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...